51-vjeçari i zhdukur që prej shtatorit në Devoll |

1 Min Read

Një person nga fshati Pilur i Devollit rezulton i zhdukur që prej muajit shtator. Bëhet fjalë për shtetasin A. L., 51 vjeç.

Ka qenë motra e tij, shtetasja D. L., 56 vjeçe, e cila ka bërë denoncim në komisariatin e Devollit, ku deklaron se i vëllai i saj është larguar nga banesa në muajin shtator dhe që prej asaj kohe nuk ka patur asnjë kontakt me të.

Autoritetet policore raportojnë se 51-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Policia po punon për gjetjen e tij.

Share This Article
Leave a Comment