LUSHNJE- Dasho Veizaj i riu i cili pushtoi rrjetet sociale me fjalimin e tij në konventën e të rinjve të PS, ku tha se ishte një nga petalet më të bukura të trëndafilit socialist, u shpreh se ishte me origjinë nga Lushnja.
Në fjalimin e tij, nuk e përmendi askund Himarën, ndonëse në 4 gusht 2024 ai ka publikuar një foto në Instagram, duke votuar për zgjedhjet e Bashkisë Himarë, ku kandidonte Petraq Gjikuria nga opozita dhe Vangjel Tavo nga mazhoranca.

Përpara zhvillimit të zgjedhjeve, dega e PD Himarë dhe Omonia kishin ngritur akuza se ishin regjistruar votues nga bashkitë e tjera si Fieri, Gjirokastra dhe Vlora. Kjo vërtetohet sërish me foton e mësipërme pasi duket se i riu nga Lushnja ka shkelur ligjin, për transferimin fiktiv të vendbanimit, me qëllim votimin e Vangjel Tavos në Himarë.
Fredi Beleri ishte kryebashkiaku i zgjedhur nga himariotët por pas burgosjes së tij, zgjedhje të reja u zhvilluan më 4 gusht në qytet dhe fitues ishte socialisti Vangjel Tavo