Video tronditëse të momentit të rrëzimit janë shfaqur në rrjetet sociale, ku shihet avioni që bie në tokë, duke shkaktuar një shpërthim të vogël dhe duke u përmbysur. Pas përmbysjes, avioni ka dalë jashtë kontrollit për disa metra, duke lënë pas një re tymi të zezë.
Sipas shefit të zjarrfikësve të aeroportit, hetimet për shkaqet e aksidentit janë ende në faza të hershme, por ai theksoi se pista ishte e thatë dhe nuk kishte erëra të forta në momentin e aterimit.