Tiranë/ Gjendet i vrarë me armë zjarri 60vjeçari. Dyshimet

1 Min Read

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në banesë në kryeqytet, pasditen e sotme.

Viktima është identifikuar nga policia me iniciale I.S., rreth 60 vjeç dhe sipas bluve, dyshohet se ka qëlluar veten.

“Rreth orës 18:05, në rrugën ‘Peti’ dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij shtetasi I.S., rreth 60 vjeç”, njofton policia.

Grupi hetimor, tha policia në një njoftim paraprak për ngjarjen, po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment