Aksident në Thumanë, humb jetën i riu

1 Min Read

Blutë njoftojnë se drejtuesi i automjetit, i identifikuar me inicialet D. S., rreth 32 vjeç, është shoqëruar në komisarit.

Policia tha aksidenti ndodhi në fshatin Thumanë, ku automjeti me drejtues shtetasin D. S., rreth 32 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin G. Gj., rreth 36 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 19:15, në fshatin Thumanë, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin D. S., rreth 32 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin G. Gj., rreth 36 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit po shoqërohet për në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale”, njoftoi policia.

Ky është aksidenti i katërt me pasojë vdekjen i shënuar këtë të hënë në rrugët e vendit.

Share This Article
Leave a Comment