Gazetarja Lindita Çela, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për hetimet e SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, duke u ndalur te vila në Qerret, të cilën Veliaj e mohoi duke ia faturuar vjehrrit.
Çela tha se Veliaj në SPAK ka deklaruar se nuk ka dijeni për vilën dhe se është trashëguar nga bashkëshortja e tij, por në fakt rezulton se edhe vetë Veliaj ka kryer pagesa për shërbimet e vilës.
“Në prokurori, ka thënë se për vilën nuk ka dijeni, merrej zonja Xoxa me transaksionet dhe thotë se ishte në dijeni se është pronë e trashëguar nga prindërit.
Ndërkohë kemi lulishten, por duke lexuar dosjen, prokurorëve nuk u është dashur ndonjë punë e madhe hetimore, sepse gjysmat e informacioneve i kanë siguruar nëpërmjet telefonave dhe mjafton tool më i thjeshtë, Google Earth, për të kuptuar si ka qenë ajo zona dhe si shtë bërë. Duket shumë lehtësisht një lulishte dhe një pishinë që janë shtuar”, tha ndër të tjera Çela.