“Secili prej jush keni nga një Nesti Angoni!” Noka-socialistëve: Si mund të quhet normale që zonja e kryebashkiakut të ketë 860 mijë euro blerje vetëm online?

2 Min Read

TIRANA- Deputeti demokrat, Flamur Noka, foli sot në Kuvend lidhur me rastin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Noka ironizoi ministrat socialistë duke thënë se edhe atyre do iu vijë radha për t’u burgosur si Veliaj. Ai shtoi se ministrat socialistë shohin makthe tashmë nga frika se do ju vijë radha për burg. Sipas tij, është e paperceptueshme dhe e palogjikshme mënyra se si mazhoranca po mbron Erion Veliajn. Noka iu drejtua socilistëve duke i thënë po ashtu se secili prej tyre ka nga një “Nesti Angoni”.

“Të mbrosh krimin, korrupsionin vetëm ju e bëni. Çdo njeri në këtë vend e ka të pamundur të kuptojë se pse ju mbroni luksin e shfrenuar, vjedhjet e jashtë çdo perceptimi të lali vjedhësit. Si mund të quhet normale që zonja e kryebashkiakut të ketë 860 mijë euro blerje vetëm online. 860 mijë euro të brendshme fustane bizhu, o Pandi a e kuopton? Ku ka gjë më të turpshme që kryeministri të shkojë në bashkinë e qytetit dy herë pasi kryetari u arrestua? Ku është parë kjo. Si mund të flisni ju për shtet ligjor për shtet të së drejtës?  Ju ka kapur makthi dhe harrojeni se keni shpëtim. Këta kanë Nesti Angoni gjithësecili.

Këta këtë siklet kanë të gjithë. Quani sukses, i qanka djali lali vjedhësit atje dhe për këtë ligji nuk duhet të veprojë. Po Jamarbër Malltezit që e kishte vajzën  e sëmurë nuk i qanin fëmijët? Po ju shtrëngohet laku prandaj bëni si të dhimbsur, a skuqeni kur u dilni njerëzve përpara? Ju ka pushtuar Satanai, ndaj të dashur kolegë zhytja në krim dhe korrupsion kurrë nuk jep rrugë të gjatë. Të zhyt shumë shpejt dhe pastaj në makth, makthi e dini se kush është apo jo? Chris LaCivita zbarkoi një sherif në Tiranë dhe ju nuk flini gjumë, tha Noka.

Share This Article
Leave a Comment