SPAK lejon familjarët që të vizitojnë Veliajn në burg

1 Min Read

Prokuroria e Posaçme ka firmosur autorizimit për familjarët e kryetarit të bashkisë Erion Veliajt.

Familjarët e Veliajt mund ta vizitojnë atë në paraburgimin e Durrësit, aty ku ndodhet që nga dita e enjte.

Erion Veliaj u arrestua dhe iu caktua masa e sigurisë “arrest në burg”. Ai akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Share This Article
Leave a Comment