Berisha: Zv/presidenti i SHBA foli për Shqipërinë në Mynih. Nesti Angoni është dosje qeveritare, Rama-Balluku

7 Min Read

Berisha deklaroi:

Se cila është shuma që Ajola Xoxa ka disponuar unë mund të them se vetëm në kasafortë, sipas burimeve të qarta janë gjetur 95 mijë euro dhe një sasi e madhe lekësh.
Së dyti, hetimet kanë treguar një seri kompanish të familjes së Erion Veliajt dh Ajola Xoxës, të cilat përfitonin fonde publike nga bashkia e Erion Veliajt, institucione të tjera qeveritare dhe shkonin të gjitha në arkën e Veliajt dhe Xoxës.
Faturat doganore unë i kam sjellë këtu, e jam i sigurtë që ato janë vënë në dispozicion të Ajola Xoxës dhe faktojnë shifrën e bërë publike nga mediat, shifrën e bërë publike nga prokuroria.
Mendoj se aktet më të rënda në atë dosje janë, financimi i Ajola Xoxës dhe familjarëve të saj, nga burri i saj Erion Veliaj nga paratë e taksapaguesve. Dhe kjo përbën një vjedhje publike të hapur, pasi kjo nuk mund dhe nuk duhej të ndodhte kurrsesi. Nuk ndodh në botë që burri të çojë para publike në kontot e gruas së tij.
Mendoj se po kaq e rëndë dhe me një peshë specifike shumë të veçatë, është shpërdorimi që ka bërë kompania BYL-a, parave të taksapaguesve amerikanë dhe europianë. Aty dokumentet faktojnë se janë bërë përpjekje se me fatura fiktive të justifikojnë grabitjen e parave. Prandaj Ajola Xoxa, Erion Veliaj, Edi Rama, Delina Fico, qoftë dhe Linda Rama, të gjihë ata që kanë marrë para nga fonde të taksapaguesve amerikanë dhe europianë duhet ti kthejnë sa më parë. Mos të mendojnë se mund të mbyllen çështjet.
Ju e keni konstatuar se emri i Shqipërisë, si një vend ku është bërë një shpërdorim i madh i fondeve të USAID po qarkullon në nivelet më të larta qoftë në media dhe politikën e SHBA dhe kjo duhet marrë shumë seriozisht.
Kur Elon Musk deklaroi se USAID është sjellë si organizatë kriminale ju e kuptoni vetë gravitetin e madh të kësaj deklarate. Dhe aktiviteti kriminal i saj, qëndron në shpërdorimin e parave që është bërë me Ajolat dhe të ngjashmet me to. Sepse janë dhënë para, janë mbushur fatura fiktive. Është investuar, janë 10 mln dhe unë e denoncova me të madhe shumë marrëveshjen Llagami-Delina Fico me praninë e Yuri Kim.
E kam denoncuar që atë ditë si një marrëveshje megakorruptive. Tani i jep Delina Ficos, 10 mln euro për të paguar ndihmesat, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin për drejtësinë, sepse kush është ndihmës ligjor, statusi është përcaktuar me ligj. Por kur vjen puna për të vjedhur para, nuk pyesin për asnjë ligj. Aty ishte puna se Llagami dhe treshja aty, po ndanin tavën dhe ato para Delina Fico i mori nga USAID.
Ka të tjera dhe duhet të vërtetohen se edhe eksponentë kryesorë të fondacionit Soros janë paguar me paratë e taksapaguesve amerikanë dhe kjo është shumë e rëndë.
E vërteta është kjo që, një korrupsion qeveritar familjar me paratë e USAID dhe para të BE-së ekziston.
Ju jeni dëshmitarë, unë e denoncova. Zonja e PNUD reagoi, por kjo nuk kalon kështu. Nëse ajo paguan Linda Ramën për të bërë raporte për Edi Ramën, ajo pastaj ndan para më Linda Ramën dhe na lind e drejta të dyshojmë dhe të kërkojmë hetim, kudo që të jetë sepse këtu ka ndarje parash.
Si mundet, cila llogjikë në botë pranon se bashkëshortja të bëjë raporte për bashkëshortin. I pranon kur të verbohen sytë nga korrupsioni se ndryshe nuk pranohet kjo.
Kjo është një betejë e vështirë, e gjatë, por e vlefshme.
Besoj se ju e ndoqët fjalën historike të zv/presidentit të SHBA, JD Vancë në konferencën e sigurisë në Mynih.
Ajo që ishte e veçantë ishte se ilustrimi i akteve më të shëmtuara bëhej me shembuj nga Shqipëria.
Arrestoni lider të opozitës për të marrë mandate, siç bën Edi Rama. Llukshenko nuk ishte në konferencë, Edi Rama ishte, fjala ishte për Shqipërinë.
Arrestoni gazetarë siç bën Edi Rama. U arrestuan dy gazetarë.
Po mbyllni mediat sociale, siç bën Edi Rama. Po mbyll tik tokun.
Presidenti i SHBA po përpiqet të gjejë modalitetet pavarësisht nga një vendim gjykate, duke shfrytëzuar ligjin, sigurisht dhe jo në shkelje të tij. Kurse Rama mbyll tik tok.
Fjalimi i zv/presidenti JD Vance është një thirrje për çdo shqiptar. Armiku ky është, armik është ai që të censuro, të vendos censurë.
Armik i brendshëm dhe më i rrezikshmi është ai që kërkon të marrë mandatin duke burgosur lider të opozitës.
Armik i brendshëm është armik dhe më i rrezikshmi. Presidenti Trump e shtroi atë, që armiku i brendshëm është më i rrezikshmi. Edhe JD Vance u tha europianëve se armikun më të rrezikshëm e keni brenda jush, më i rrezikshëm se Kina e Rusia.
E ne duhet të nxjerrim konkluzione, armikun më të rrezikshëm e kemi këtu ne, se tani që merr ato mesazhet shkallmohet.
Por kur arreston 3 lidër të opozitës, mban në burg tjetrin vetëm si person nën hetim, pa akuzë dhe kur ndërmerr sulme ndaj gjykatës për Erion Veliajn, për të larë duart si Ponc Pilati. Pasi e vërteta është se Nesti Angoni është dosje qeveritare, jo e opozitës.
Nesti Angoni është dosje qeveritare, Rama-Balluku.
Mendoj se kurrë ndonjëherë pas rënies së perdes së hekurt nuk është folë për Shqipërinë si në Mynih. Sepse Shqipëria pa ju përmendur emri, ishte e damkosur me aktet më madhore që citoi zv/presidenti JD Vance qoftë me censurën, arrestin e liderëve të opozitës dhe arrestin e gazetarëve.

Share This Article
Leave a Comment