Reshjet e dendura në Fan të Mirditës bllokojnë qarkullimin në Rrugën e Kombi

1 Min Read

Reshjet e dendura të borës në zonën e Fanit, Mirditë, kanë krijuar vështirësi në qarkullim, duke sjellë probleme edhe në Rrugën e Kombit.

Trashësia e borës ka arritur në disa centimetra, ndërsa rrëshqitja e një kamioni ka shkaktuar bllokimin e këtij aksi rrugor.

Mjetet borëpastruese ndodhen në terren dhe po punohet për rikthimin e normalitetit në qarkullim.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Share This Article
Leave a Comment