Kam frikë se SHBA dhe Evropa nuk ndajnë më vlera të përbashkëta |

1 Min Read

Pas fjalimit të zëvendëspresidentit amerikan J. D. Vance, kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Christoph Heusgen tha se “ka frikë se vlerat e përbashkëta mes BE dhe SHBA-ve nuk janë më aq të përbashkëta.”

“Evropa nuk është fakultative, por e nevojshme”, tha Heusgen, duke i bërë jehonë fjalëve të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.

Ai theksoi se Evropa duhet të dalë me propozime konkrete dhe angazhime për shpenzime lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë.

“Kjo është mënyra e vetme për të fituar një vend realisht në tryezën e bisedimeve”, theksoi diplomati gjerman dhe duke iu referuar kritikave të ashpra ndaj evropianëve të premten nga nënpresidenti amerikan.

Nga podiumi i Konferencës, ai theksoi se “pas këtij fjalimi, ne duhet të frikësohemi se baza jonë e përbashkët e vlerave nuk është më aq e përbashkët”.

Christoph Heusgen, i cili përfundon së shpejti mandatin e tij, do të pasohet nga ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Share This Article
Leave a Comment