Tabelat e reja vendosen ndryshe në autostradën ShkupTetovë, zhduket gjuha shqipe

1 Min Read

Ato do të jenë në tre gjuhë, maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht, teksa gjuha shqipe është hequr, ndryshe nga tabelat e kaluara.

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore nuk ka dhënë sqarim se pse gjuha shqipe nuk figuron, ndërsa tabelat janë ndërruar pasditen e së shtunës gjatë orëve të vona të natës.

Kjo situatë ka sjellë reagimin e Ali Ahmetit, i cili ka dënuar heqjen e gjuhës shqipe nga tabelat rrugore.

Tabelat në gjuhën shqipe zëvendësohen me tabelat në gjuhën maqedonase, me çfarë  fshihet gjuha shqipe nga tabelat e komunikacionit. Ky ndryshim është një goditje e rëndë ndaj përdorimit të gjuhës shqipe dhe shkelje flagrante e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve”, thuhet në reagimin e Ali Ahmetit.

Share This Article
Leave a Comment