Tirana mposhti minimalisht Skënderbeun, në përballjen e javës së 25-të, në “Elbasan Arena”.
Në minutën e 85-të, Vogli fitoi 11-metërsh, i cili u kthye në gol nga Bajrovic. Këtë avantazh, Tirana e ruajti deri në fund, për të marrë fitoren.
Tirana ngjitet në vendin e shtatë me 26 pikë. Ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e fundit, me vetëm 20 pikë të grumbulluar.