Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter është regjistruar këtë të diel në afërsi të Napolit në jug të Italisë.
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 2 kilometrash në një kalderë vullkanike (një lloj krateri), 14 kilometra nga Napoli dhe u regjistrua në orën 15:30, shkruan ANSA.
Nuk pati raportime për të lënduar apo dëme në ndërtesa.