Itali, shqiptari kapet duke trafikuar drogë te parkingu i spitalit |

1 Min Read

Policia e Perugia ka arrestuar një shqiptar të dyshuar për trafik droge.

Sinjalizimet erdhën për aktivitet të paligjshëm në parkingun e spitalit Santa Maria della Misericordia.

Hetimet çuan te një shqiptar 33-vjeçar i ngarkuar nga precedentë të shumtë. Në automjetin e të riut u gjetën paketa të mbyllura që përmbanin lëndë narkotike brenda sediljes.

Për më tepër, pranë pemës ku ai ishte parë duke ndaluar, u gjet një peshore elektronike precize dhe një tufë çelësash.

Më pas, pasi kanë gjurmuar adresën e shtëpisë, duke përdorur çelësat e gjetur pak më parë, operatorët kontrolluan banesën ku u gjetën cash me vlerë rreth 2500 euro, me gjasë fitimi nga aktiviteti i trafikut të drogës, informon media.

I dërguar në komisariat për veprimet e zakonshme, 33-vjeçari është arrestuar për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikim dhe i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Share This Article
Leave a Comment