Greqi/ 50vjeçari shqiptar humb jetën gjatë orarit të punës

1 Min Read

Një 50vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë orarit të punës. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e djeshme në bashkinë Limnis Plastira në Greqi.

Siç raportojnë mediat greke, 50vjeçari shqiptar ndërroi jetë në vend pasi u godit nga rryma elektrike, teksa po kryente disa punime në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Autoritet vendase po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Greqi/ 50vjeçari shqiptar humb jetën gjatë orarit të punës appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment