Shpërndante kokainë në Tiranë, arrestohet 35vjeçari (Emri)

1 Min Read

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Next”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Erdi Shima, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se shtetasi i mësipërm merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike kokainë, në sasi, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Në bazë të informacioneve të grumbulluara, falë veprimeve të shpejta dhe operacionale është bërë ndalimi i automjetit me drejtues Erdi Shima dhe pasagjer D. M,  në rrugën “Sami Frashëri”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonin të dy këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën një qese me lëndë narkotike Kokainë me peshë 480 gram, e cila u sekuestruar në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment