Nuk ka për të ndodhur gjatë qeverisjes time

2 Min Read

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në Mynih, se qeveria amerikane nuk i ka parashtruar ende ndonjë kërkesë për strehim refugjatësh palestinezë në Shqipëri, por përgjigjja do të jetë gjithsesi “Jo!”

“Nuk kuptova pse më kërkuat dëshpërimisht që të isha pjesë e këtij paneli për Lindjen e Mesme”. Kjo ishte ndër fjalitë e para që kryeministri shqiptar Edi Rama tha gjatë aktivitetit të zhvilluar në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, me titull: “Përtej konfliktit: Vlerësimi i rrugëve dhe pengesave që çojnë drejt paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, pasditen e së shtunës (15.02).

Në panel ishin lajmëruar si folës edhe kancelari austriak Alexander Schallenberg dhe ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal Bin Farhan Al Saud, të cilët e anuluan ardhjen në çastet e fundit dhe u zëvendësuan nga politikani gjerman Armin Laschet, i partisë CDU dhe ishkryeministri i Libanit, Najib Mikati.

Palestinezë në Shqipëri?

Presidenti amerikan Donald Trump, tha pak ditë më parë gjatë një konference për shtyp se Shqipëria është në listën e vendeve që ai po merr në konsideratë për dërgimin e refugjatëve palestinezë.

“Nga dega në degë”

E teksa Laschet mbrojti rolin e Gjermanisë dhe Bashkimit Europian në rajon, Rama habiti të gjithë të pranishmit në sallë duke e reduktuar kryediplomaten gjermane tek pamja e saj e jashtme. “Ajo është e bukur” ishte komenti i Ramës për vizitën e ministres Baerbock në Siri.

Rama madje mori herë pas here rolin e moderatorit, duke mos i lënë shumë hapësirë për të folur moderatores së vërtetë të seksionit, Mayssoun Zein Al Din, e cila jo rrallëherë u vu në siklet prej injorimit që ai i bëri shpeshherë gjatë bisedës, ku të tjera pyetje i bëheshin dhe të tjerave u përgjigjej./DW

Share This Article
Leave a Comment