Këngëtari i famshëm James Blunt ka kujtuar luftën në Kosovë gjatë kohës që ai ka shërbyer si ushtar.
Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, ka ndarë në platformën e tij në X një moment nga koncerti i James Blunt në Glasgow.
Gjatë performancës së këngës “No Bravery”, në sfond u shfaqën imazhe të shtëpive të djegura nga lufta e Kosovës, si dhe fëmijë të pafajshëm që përjetuan tragjedinë e asaj periudhe të errët.
Last night in Glasgow, James Blunt’s “No Bravery” poignantly encapsulated the genocide of the Kosovo War, committed by Serbian army, evoking profound reflection on human suffering. pic.twitter.com/FNtF8PkQGi
— Ilir Kapiti (@IlirKapiti) February 15, 2025
“Mbrëmë në Glasgow, kënga “No Bravery” e James Blunt përmbledh në mënyrë prekëse gjenocidin e Luftës së Kosovës, të kryer nga ushtria serbe, duke ngjallur reflektim të thellë mbi vuajtjet njerëzore”, shkroi Kapiti përkrah videos.
James Blunt e ka dokumentuar atë realitet edhe në videoklipin e kësaj kënge.