Rrëfehet Nesti Angoni: Ja çfarë më tha Rama për Erion Veliajn, kryeministri është në qiellin e shtatë pas arrestimit…

7 Min Read

A ishte ky një akt besnikërie ndaj kryeministrit apo një goditje e menduar mirë për të marrë pushtetin? Çfarë e shtyu të dërgonte provat anonime në SPAK dhe si e përjetoi “tradhtinë” e Lalit? Dhe më e rëndësishmja, a ka frikë Edi Rama nga ai? Në këtë rrëfim ironik dhe sarkastik, Nesti Angoni na fut në labirintin e politikës shqiptare, ku lojërat e pushtetit, letrat anonime dhe betejat për mbijetesë janë rregulli i ditës. Lexoni më poshtë intervistën satirike me njeriun që u bë “hija” më e frikshme në oborrin socialist.

Përshëndetje dhe faleminderit për ftesën tuaj për të dhënë sqarimet e nevojshme rreth të vërtetës time. Unë jam nga Tirana nga një derë e mirë e këtij qyteti elitar. Arsimimi im është pak kompleks por kam bërë ca kurse të specializuara të cilat më kanë dhënë një formim perëndimor.

Pas gjithë këtyre zallamahive që kanë ndodhur në partinë time e ndjej të nevojshme të jap sqarimet e domosdoshme për të zbardhur të vërtetën e denoncimit tim në SPAK për Erion Veliajn. Për më shumë më ka “trembur” kërcënimi i shefit të qeverisë në drejtim tim. Dita e arrestimit të Erionit dhe mesazhi i koduar i Edit për mua më kanë trembur pak, pasi shikoj se lufta brenda llojit që kemi filluar po shkon përtej shakave që ne si socialistë bëjmë shpesh.

Erioni. Hmmmm.

Maskarai.

Ne si parti nuk mund të pranojmë mosmirënjohësit dhe pabesitë. Kishte kohë që ky tipi kishte filluar të kultivonte në trurin e tij idenë e njeriut që kishte lindur për ti zënë vendin kryetarit të PS. Duke qenë miku i ngushtë i Aleksit të Sorosit, lalit ju mbush mendja se mund ti hante kokën Edit dhe mua njëkohësisht. Pasi u fut në kokërr të burgut Sajmja dhe u spostua tigri, Lalit ju mbush media se kishte ardhur koha për të hapur betejën vendimtare për ti zënë vendin Edit. Kështu, në zgjedhjet e vitit 2021 kur shefi spostoi nga lista Fatmir Xhafën, Lali përmbysi gjithçka dhe arriti ti japë mandatin e deputetit këtij të fundit gjë që acaroi shefin i cili më thërriti në zyrë dhe më la detyrë që lali duhet asgjësuar me çdo kusht pasi po na rrezikon seriozisht pushtetin. Realisht mua më erdhi pas fillit kjo situatë se me një gur vrisja dy zogj.

Vrisja Lalin, të cilin e fusja në burg dhe bëhesha njeriu më i fortë në parti pa asnjë pretendent duke pasur rrugën e hapur për ti futur Edit ndonjë aksident fatkeq që do të më kurorëzonte mua njeriun më të fuqishëm në parti dhe qeveri. Duke pasur informacione pafund vura në lëvizje drejtorët e mi që kam në institucione kyçe dhe përgatita dosjen e lalit. Gjeta udhëtimet e tij me biznesmenët e ndryshëm dhe zbërtheva skemat e tij. Nëpërmjet sistemit TIMS dhe Aviacionit gjeta gjithë lëvizjet e tij nëpër botë dhe me sistemin e blerjeve nxora qarkullimet e harabelit. Kështu me radhë nxora lëvizjet e ndryshme nëpër banka dhe hipoteka ku zbardha dhe lëvizjet pronësore të Lalit me biznesmenë të ndryshëm. Pas një pune voluminoze me ekipin tim të drejtorëve përgatitëm shkresën anonimen për SPAK dhe ja nisëm pa emër por me prova të qepura që nuk kishte mundësi kontestimi.

Në fund të anonimes ishte vërtetë emri im, por në fakt ishte një ekip i tërë që punoi për të. Këtu kishte absolutisht të drejtë Edi që tha që provat nuk ishte vetëm Nesti, por një ekip i tërë dhe kjo më ka vënë pak në preokupim, pasi me çfarë shikoj e paskam tepruar pak.

Në fakt Edi është mësuar të mbajë poshtë vetes dy persona që grinden mes tyre. Kështu u soll midis Lalit dhe Sajmes. Më pas Lalit dhe tigrit derisa erdha unë. Sinqerisht unë i marr shumë seriozisht detyrat e ngarkuara nga Edi dhe realizova këtë goditje vdekjeprurëse Përsa i përket zemërimit të Edit të ditëve të fundit nuk mendoj se është zemërim. Ai është në qiellin e shtatë në këtë moment. Lalin e zhduku nga skena politike dhe tani nuk ka më pengesë në rrugën e tij, pasi me zhvillimet e fundit politike, ndërkombëtare dhe me divorcin që ka bërë me Sorosin ai ndihet komod. Spektaklet që bën në grup dhe konferenca me pseudomërzitjen e tij janë aktrime të tij pasi është një aktor i paparë.

Më i fortë se kurrë. Pas përmbysjes së lalit ndihem i plotëfuqishëm. Edin e kam rrethuar me njerëzit e mi. Ai i ka marrë mesazhet e duhura nga ca njerëz të botës së xhunglës që të heshtë dhe mos tentojë të ndihet kur unë ti kërkoj largimin. Letrave anonime jua mora dorën dhe kam bërë një hambar me prova, përgjime dhe dokumentacione që ky i fundi nuk do të guxojë të më dalë kundër. Troç. Jam në ekstazë

Pallavrat e Edit. Ai më urdhëroi. Ai më urdhëroi që të organizoj opozitën të rrinte te oborri i bashkisë. I mbajta unë me financime kompanitë e Doktorit, Bellos dhe Nul Mokës. Ai duhet të ma dijë për nder se në vend që opozita të rrinte te dyert e kryeministrisë i lija para oborrit të Lalit. Më thoni një opozitë në botë që rri për një vit rresht para dyerve të bashkisë a thua se po lufton të merrnin bashkinë dhe jo mazhorancën? Un vura në rresht Nulin, Bellin e tij të cilët i lashë si zabërhanë në dyert e lalit duke ja larguar Edit nga zyrat. Jam mjeshtër për xhonglime megjithëse jam pa shkollë po kam shkollën e oktapodit unë.

Dashuri unë me Erionkën!!!!? Unë e ha të gjallë me gjithë rrecka. Sa për rivalitetin mos duket vallë rivalitet ai në burg unë mbret?
Hahahahaaha……

Do ju përgjigjesha me një batutë të filmit “Përballimi”: “Gërmo Tare, gërmo se qenin e ngordhur do gjesh”.

SHËNIM: Çdo ngjashmëri me personazhe reale është rastësore

Share This Article
Leave a Comment