Dje festuan Shën Valentinin/ Ky është çifti që u përfshi në aksidentin në Pishkash ku humbi jetën 20vjeçarja (FOTO)

1 Min Read

Viktima, e cila ishte një studente e Universitetit të Tiranës, ishte fejuar prej tre muajsh me drejtuesin e automjetit. Ajo dhe Sinani jetonin së bashku në qytetin e Mamurrasit.

Sipas burimeve, çifti kishte udhëtuar drejt Pogradecit për të kaluar një ditë të veçantë së bashku për festën e Shën Valentinit, një moment që përfundoi në tragjedi.

Sipas policisë shkak i aksidentit sipas hetimit paraprak ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të lëvizjes së auto veturës e cila është përplasur me forcë me kamionin.

Share This Article
Leave a Comment