Policia maqedonase ka vënë në pranga një shtetas nga Kosova. Sipas njoftimit të ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, ndalimi u bë në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.
Mediat maqedonase kanë raportuar se bëhet fjalë për Bajram Eminin, ishushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga qyteti i Ferizajt. Ai u arrestua të premten në pikën kufitare të Bllacës, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.
“Gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se ai ishte i regjistruar me masë ‘arrest’ me kërkesë të Interpolit”, thuhet në njoftimin Ministrisë maqedonase.
I arrestuari i është dorëzuar punonjësve të policisë së Interpolit për procedim të mëtejshëm, tha ajo. Mediat maqedonase kanë raportuar se bëhet fjalë për Bajram Eminin, ishushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga qyteti i Ferizajt.
The post Ishushtari i UÇKsë arrestohet nga policia maqedonase pas kërkesës së Serbisë përmes Interpolit (Emri) appeared first on GIJOTINA.