U ndëshkua me karton të kuq, zbulohet çfarë i tha Jude Bellingham arbitrit |

1 Min Read

Real Madrid barazoi 1-1 në transfertë ndaj Osasuna-s, në një ndeshje me shumë polemika dhe kundërshti të madrilenëve ndaj arbitrit kryesor të takimit, Jose Munuera Montero.

Episodi më i kontestuar i ndeshjes ishte ndëshkimi direkt me karton të kuq i Jude Bellinngham. Anglezi u ndëshkua me karton të kuq për ankesa ndaj arbitrit kryesor dhe ky i fundit nuk e fali duke e nxjerrë direkt nga fusha. Anglezi kishte bërë më parë një ndërhyrje jo të rregullt dhe i tha diçka arbitrit, dhe mesa duket ky i fundit nuk e fali por i tregoi direkt të kuqin.

Ndërkohë pas ndeshjes, mediat spanjolle zbulojnë fjalët e rënda që Bellingham i ka thënë arbitrit dhe ky i fundit i tregoi direkt kartonin e kuq.

Sipas Relevos, Bellingham i është drejtuar arbitrit me fjalë tejet fyese “Ik pi*dhu, shporru”.  Ndërkohë që lojtarët madrilenë si Modric dhe Vinicius Junior që ishin shumë afër Bellingham në ato momente, e kanë mohuar që shoku i tyre të ketë ofenduar arbitrin.

Share This Article
Leave a Comment