Rikthim i bujshëm? Ish-kapiteni i Egnatias del lojtar i lirë dhe ndjek kampionët në stadium |

1 Min Read

Jackson Kenio ndodhej sot në tribunën e stadiumit të Rrogozhinës në sfidën që Egnatia fitoi 2-0 përballë Partizanit. Ish-kapiteni i rrogozhinasve është aktualisht lojtar i lirë, pasi mbylli aventurën me Istanbulspor në Turqi.

Kujtojmë se Egnatia e shiti kartonin e tij në verën e vitit 2023. Xhekson ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit më parë.

Një rikthim i tij do të ishte i bujshëm. Vlera aktuale në “Transfermarkt” është 700 mijë euro, kështu do e bënte lojtarin më të vlerësuar për kampionatin shqiptar.

Share This Article
Leave a Comment