Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi B. B., pasi akuzohet se ka kanosur me thikë, bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre të mitur, pas një konflikti për motive të dobëta, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Podgorije, një shtetas kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten dhe djalin e tyre 16 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta, është kapur dhe arrestuar shtetasi B. B., 57 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kanosur me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre të mitur, pas një konflikti për motive të dobëta, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës thikë”, njofton policia.