CNA sjell të tjera komunikime mes dy punonjëseve të OJF-ve të Ajola Xoxës, financieres Adela Kondakçiu dhe ish-drejtoreshës së BYL-A-s Ina Goxhaj. Dy punonjëset shprehen se pronarët faktikë të OJF-së janë të pangopur dhe vampirë. Financierja dhe ish-drejtoresha shprehin shqetësimin se si do të justifikohen faturat fiktive, ndërsa theksohet në dosjen hetimore të siguruar nga CNA, se përfitimet e fondeve nga Bashkia e Tiranës do të shkojnë te përfituesit fundorë, pra atyre që menaxhojnë në fakt OJF objekt hetimi. Ina Goxhaj dhe Adela Kondakçiu zbulojnë se si funksionon me fondet pas kalimit të tyre në llogarinë e OJF-ve, të paktën në rastin konkret të ‘BYL- A’.
-Ina Goxhaj: Ka ndonjë të re nga ndërmarrja.
-Adela Kondakçiu: Duhet të bëjmë kalimet sot. Pra, fondet që janë marrë duhet të kalohen te personat që do paguhen dhe do të të kaloj edhe ty një pagesë.
-Ina Goxhaj: Uaa me këtë lajm d.m.th. U këputa fare.
Këtu komunikimi bëhet interesant dhe përkon me konkluzionet që organi procedues ka arritur në lidhje me një pjesë të mekanizmit që dyshohet se është përdorur nga shtetasit nën hetim, për të përfituar në fund shuma të hollash, të cilat burojnë nga financimet e sponsorëve për rastin e OJF-ve në menaxhim të shtetases Ajola Xoxa.
-Adela Kondakçiu: Akoma s’e di a do t’i kthejmë këto fonde d.m.th., gjithsesi ti je rast i veçantë, do ta diskutoj me Ajolën.
…
-Ina Goxhaj: Mos më thuaj që do t’jua jap? Pse rast i veçantë unë?
-Adela Kondakçiu: Mundësia është që do na quhen si paga.
-Ina Goxhaj: Sepse s’ka kuptim Adela, është jologjike. Edhe pse nuk po investoj mjafton që bindem, që po firmos dhe ti e di që nesër pasnesër unë në fund përgjigjem për firmë.
-Adela: Ne qe jemi staf sikur kanë thënë që do na quhet pagë. Por Ajola nuk e dinte që BYL-A s’ka projekte. Dhe nuk paguan stafin.
-Ina Goxhaj: Të lutem sa i bie të kem unë?
Nga sa më lart, kuptohet qartë se pagesat vendosen nga Ajola Xoxa dhe ato bëhen në bazë të konsideratës nëse personi është apo jo ‘rast i veçantë’.
Për lajmin e plotë klikoni linkun në Story
…