Shkodër/ Digjet kabina elektrike në pedonale

1 Min Read

Një incident ndodhi paraditen e sotme në pedonalen e Shkodrës, në rrugën “28 Nëntori”, ku një kabinë elektrike u përfshi nga flakët.

Kabina është dukshëm e vjetër dhe kjo mendohet të ketë qenë edhe arsyeja e flakëve.

Banorët dhe kalimtarët njoftuan menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat mbërritën në vendngjarje për të neutralizuar situatën.

Megjithatë, ndërhyrja e zjarrfikësve u vështirësua për shkak të makinave të parkuara në rrugicën e ngushtë, duke pamundësuar hyrjen e mjetit të tyre pranë kabinës.

Pavarësisht kësaj, efektivët e shërbimit zjarrfikës arritën të shuajnë flakët dhe të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme në njerëz.

Share This Article
Leave a Comment