Ky investim për Ballukun, përveçse do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve drejt Durrësit dhe anasjelltas, do t’i sjellë edhe zonës ku kalon një zhvillim më të madh në fushën e agroturizmit.
“Gjithë zona do të marrë një zhvillim tjetër turistik, pra atë të agroturizmit”, u shpreh Balluku.
Balluku e konsideron ecurinë e punimeve pozitive, ku gjatë 3 muajve janë kryer 25% e tyre, ndërsa garanton se brenda Majit të 2026, rruga do të jetë gati për drejtuesit e automjetve.
“Ky projekt të shkojë sa më parë drejt dorëzimit që e kemi sipas planeve në Maj 2026, por që ndoshta mund të përfundojë edhe më shpejt”, tha Balluku.
Tv Klan