Kërcënuan dhe dhunuan fizikisht efektivin, në pranga dy vëllezër në Pogradec –

1 Min Read

Policia ka arrestuar dy vëllezër, pasi kanë kërcënuar dhe dhunuar një polic jashtë shërbimit në Pogradec. Në pranga përfunduan 2 vëllezërit me D. M., 30 vjeç, dhe E. M., 35 vjeç banues në fshatin Buçimas Pogradec.

Pogradec

Kërcënuan dhe dhunuan fizikisht punonjësin e policisë jashtë shërbimit, vihen në pranga dy vëllezër.

Pas marrjes së njoftimit se një punonjës policie jashtë shërbimit është kërcënuar dhe dhunuar nga dy vëllezër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve D. M., 30 vjeç, dhe E. M., 35 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Buçimas Pogradec.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Share This Article
Leave a Comment