Tragjedi në Peru! Shembet ura, dy viktima dhe 41 të plagosur

1 Min Read

Të paktën dy persona u vranë dhe 41 u plagosën, si pasojë e shembjes së një ure në Peru.

Ura u shemb në momentin kur në urë ishin duke qarkulluar një autobus dhe një makinë.

Aksidenti ndodhi pak pas mesnate me orën lokale në urën Chancay, 75 kilometra në veri të Limës, në autostradën Pan-Amerikane që lidh veriun e Perusë me kryeqytetin.

Shoferi dhe një pasagjer janë nxjerrë të vdekur nga rrënojat e autobusit.

41 persona të tjerë janë lënduar dhe po trajtohen në spital, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Më shumë se 50 oficerë policie dhe 100 zjarrfikës janë përfshirë në operacionet e shpëtimit, tha ministria e brendshme.

Share This Article
Leave a Comment