Ekspertët për Konferencën e Mynihut, Kosova mund të përfitojë për t’u mbrojtur nga sulmet e Serbisë –

1 Min Read

Atje pritet tw ketë deklarata dhe diskutime në nivele të larta, në aspektin e gjeopolitikës së sigurisë, duke përfshirë, Rajonin dhe Kosovën. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, po marrin pjesë krerët e shtetit, presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albun Kurti.

Kosova do të përfitojë nga ky samit me takimet, analizat, rekomadimet që pritet të dalin, që mund të zbatohen nga institucionet e sigurisë, për të parandaluar rreziqet që mund të vinë kryesisht nga Serbia, vlerësojnë ekspertet e sigurisë.

Lufta hibride është rreziku që shfaqet gjithnjë e më shumë. Drejtori i Instituti për Studime të Luftës Hibride, OCTOPUS, Arben Fetoshi, thotë se kjo platformë e sigurisë është shumë e rëndësishme.

Fetoshi thekson se aty do të marrim përgjigje lidhur me prezencën ushtarake të Amerikës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Konferenca e Sigurisë në Mynih, e themeluar në vitin 1963, është një platformë e pavarur, e cila synon promovimin e zgjidhjeve paqësore të konflikteve, dialogut ndërkombëtar dhe bashkëpunimit në mes shteteve.

Share This Article
Leave a Comment