Alarm në Laç! Fëmija i mitur shfaq shenja të dizenterisë në kopsht, mobilizohen autoritetet |

1 Min Read

Një rast i dizenterisë te një fëmijë në qytetin e Laçit ka ngritur shqetësimin e institucioneve shëndetësore dhe Bashkisë Kurbin.

Fëmija i cili kishte shfaqur temperaturë për disa ditë, është dërguar në QSUT, ku pas analizave është konfirmuar i prekur nga kjo sëmundje infektive.

Bëhet me dije se Instituti i Shëndetit Publik ka marrë mostra për analiza dhe ka nisur hetimet për të identifikuar burimin e infeksionit.

Kopshti do të qëndrojë i mbyllur deri në daljen e rezultateve dhe marrjen e masave të nevojshme parandaluese. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe ruajtjen e higjienës për të shmangur përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

Share This Article
Leave a Comment