Një foto ku duket prokurori i SPAK, Arben Kraja, duke darkuar me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, është publikuar në media. “Syri Tv” që ka publikuar fotografinë, shkruan se të dy kanë konsumuar një darkë në Tiranë, pa specifikuar kohën.
Kujtojmë se Beci është nën hetim nga institucioni që vetë Kraja drejtoi deri pak kohë më parë.
Takimi mes dy figurave ngre dyshime të forta mbi etikën dhe paanshmërinë e hetimeve, duke cenuar besimin te institucionet.
Benet Beci është zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dyshime mbi shkelje të kryera gjatë detyrave të tij të mëparshme, veçanërisht gjatë kohës kur ai shërbente si Drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.