Një person qëllon me armë zjarri në drejtim të policisë pranë Rinasit, çfarë ndodhi

1 Min Read

Një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të efektivëve të Policisë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Klajdi Buza, rreth 33 vjeç, një person me precedent penal.

Burime bëjnë me dije se Policia e Tiranës kishte marrë informacion se një person ishte i armatosur dhe u organizua operacioni për kapjen e tij në afësi të zonës së Rinasit.

Por, në momentin që uniformat blu i janë afruar, i riu ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë duke u rrezikuar jetën.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, teksa pas të shtënave i riu është arrestuar nga Policia.

Mësohet se i arrestuari është person me precedent penal të mëparshëm.

Share This Article
Leave a Comment