“Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Tiranë pasi kanë marrë informacion për një shtetas i cili mbante armë zjarri në subjektin e tij kanë organizuar punën me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjesisë ligjore.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur të lënduar, teksa Policia ka arritur ta neutralizojë dhe ta vendosë në pranga Klajdi Buzën.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale.