Më 31 janar, Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka përfunduar hetimet dhe ka nisur komunikimin e akuzave për anëtarët e 7 grupeve kriminale, që u goditën në kuadër të operacionit “Revanshi”. Në kuadër të këtij operacioni të ndërmarrë në maj 2024, u krye fillimisht arrestimi i 20 personave, 14 prej të cilëve në Shqipëri, dhe 6 jashtë vendit, përkatësisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë.