GJKKO nuk i ndryshoi masën e sigurisë, zbulohet në cilin paraburgim do të dërgohet Erion Veliaj

1 Min Read

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me akuzat për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Seanca gjyqësore, e cila nisi në orën 13:30, zgjati për orë të tëra. Gjyqtari Erjon Bani mori vendimin pas dy orësh qëndrimi në dhomën e këshillimit.

Pas shpalljes së masës së sigurisë, Veliaj është transferuar në paraburgimin e Durrësit, ku do të qëndrojë në pritje të hetimeve të mëtejshme.

 

 

Share This Article
Leave a Comment