Anis Mehmeti realizon dopietë me Bristol City, thyen rekordin personal në Championship |

1 Min Read

Anis Mehmeti ka thyer një rekord personal në Angli teksa ka regjistruar sot golin e 11-të të sezonit me fanellën e Bristol në Championship, kategorinë e dytë angleze.

Futbollisti ofensiv, i cili pret ftesën nga trajneri Silvinjo për kualifikueset e Botërorit, shënoi në minutën e 11 të ndeshjes ndaj Stoke City, për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij që po lufton për t’u bërë pjesë e grupit të skuadrave që do të jenë në play-off për ngjitjen në elitë.

Në minutën e 74-t, futbollisti shqiptar realizoi edhe golin e dytë personal, me një gjuajtje spektakolare me të djathtën, duke dyfishuar shifrat për ekipin e tij.

Goli i 11-të bën që Mehmeti të kalojë edhe rekordin e tij personal sa i përket rrjetave të tundura në një kampionat.

Ai kishte vendosur shifrën 10 edhe në sezonin 2022-2023, por duhet theksuar se asokohe 9 gola i kishte shënuar me Wicombe në kategorinë e tretë angleze dhe 1 me Bristol të cilit iu bashkua në merkaton e dimrit.

Share This Article
Leave a Comment