Pas një seance maratonë në GJKKO, që ka nisur që prej orës 08:30 sot, trupa gjykuese është tërhequr për të marrë një vendim lidhur me Erion Veliajn dhe të tjerët të akuzuar.
Avokati i mbrojtjes kërkoi një zbutje të masës për Veliajn dhe Ajola Xoxën. Ai ka kërkuar lirim me garanci pasurore për Veliajn, ndërsa për Ajola Xoxën ka kërkuar detyrim paraqitjeje.
Në gjykatë janë gjithashtu të pranishëm edhe 5 biznesmenë shqiptarë, të cilët, sipas dosjes, kanë bashkëpunuar me kryetarin e Bashkisë në kryerjen e veprave penale.