“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt në GJKKO: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend! I kam hyrë në hak familjes time

1 Min Read

Zbardhen dëshmitë e dhëna sot në GJKKO të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.

Ajola Xoxa ka kërkuar ndryshimin e masës në ‘detyrim paraqitje’, ndërsa garanci pasurore është kërkuar për Veliajn.

Avokati Ermir Beta tha se kërkoi masë më të butë për Veliajn, konkretisht “garancia do ishte e përshtatshme”, sipas tij

Ndërkohë në fjalën e tij Veliaj tha: Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diele edhe për festa kam punuar.

Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës sim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes.

Ndërkohë prokurori tha: Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale, buzëkuq dhe bizhuteri.

Share This Article
Leave a Comment