Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deklaruar se zv/kryeministrja Belinda Balluku mund të përballet së shpejti me një hetim nga SPAK. I ftuar në një emisionm televiziv, Këlliçi tha se ndaj Ballukut është bërë një denoncim për diplomën dhe hetimet do të nisin shumë shpejt.
“Ndaj Ballukut ka një denoncim për diplomën. Ka një hetim që mund të nisë shumë shpejt për Belinda Ballukun. Rama ka marrë në mbrojtje Ballukun sot, jo mua”, tha ai.