Drejtësia të bëj punën e vetë! |

1 Min Read

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar ashpër pas sulmeve që kryeministri Edi Rama adresoi në drejtim të SPAK-ut.

Lapaj dënon me forcë të madhe protestat e militantëve të PS para SPAK-ut i cili më 10 shkurt arrestoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

Lapaj shton se nëse politkanët të majtë dhe të djathtë protestojnë ndaj drejtësisë së re, shoqëria civile do të mbrojë organet e pavarura të drejtësisë për të mos u tërhequr dhe për të ndëshkuar të paprekshmit.

“Nëse ata vazhdojnë të rrethojnë drejtësinë, ne pjesa tjetër e shoqërisë do na duhet të dalim ta ruajmë. Askush nuk duhet të kërcënojë gjyqësorin. Mos e çoni vendin në konflikt o të paudhë! Lereni drejtësinë të bëj punën e vetë!”, shkruan Lapaj.

Share This Article
Leave a Comment