Rama thumbon kreun e ILD: Nuk e di nëse është zgjuar, por mbase zgjohet dhe më dëgjon!

1 Min Read

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thumbuar kreun e ILD-së duke pyetur se sa ishte ora dhe nëse ai ishte zgjuar për ta marrë mesazhin e tij. Ai shtoi se boll i kanë telefonët e mbledhur, sipas tij, të të gjithë Shqipërisë.

“Ndërsa në rastin e GJKKO ky është një rast që duhet parë, sa është ora 09:48 nuk e di nëse është zgjuar Inspektori i Lartë i Drejtësisë por mbase zgjohet dhe më dëgjon. Është shumë e rëndë kjo”, tha Rama.

Share This Article
Leave a Comment