Edhe Veliaj ka reaguar sërish lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij. Kësaj here duke sulmuar drejtpërdrejtë prokurorin e çështjes Olsi Dado.
Gjykata e Posacme do të vlerësoj nesër masën e sigurisë për Veliajn, bashkëshorten e tij dhe 6 biznesmenët, përfshirë Gent Sulën dhe mikun Ermal Abule, por edhe Sokol Kryeziun.
Për të diskutuar provat e dosjes, akuzat, financimet, roli i biznesmenëve të përmendur, qëndrimin e kryeministrit Rama dhe rolin e deputetes socialiste Klotilda Bushka, ishte i ftuar në një emision televiziv.
“Praktikisht tek ky arrestimi i Erion Veliajt unë jam kënaqur. Veliaj ishte dhe njeri fodull dhe hajdut.
Ky televizion atë fodullëkun e tij e ka provu më shumë. Ai ishte një njeri që reagonte me mesazhe, qoftë dhe për një kronikë. Ne e dimë shumë mirë se çfarë kemi hequr.
Nga ana tjetër jam dhe i trishtuar nga babzia që nxorri kjo dosje. Pra del Arjola, Shemsiu tha që janë bizhuteri por nuk janë bizhuteri, janë 850 mijë euro vetëm të brendshme dhe fustane. Sepse bizhuteritë nuk ma merr mendja se merren online.
Rama e ka ditur që në fillim, sipas informacioneve të mija që nga data 24 janar që Veliaj do arrestohet.
Reagimet në mbrojtje të Veliajt sot i kishte të gjitha fake. Ai e ka dashur arrestimin e Veliajt sepse ai sipas mendimit tim e ka shitur për të shpëtuar veten”, u shpreh Maho.