Tërmet i fuqishëm godet Kroacinë

1 Min Read

Një tërmet me magnitudë prej 5.2 ballë i shkallës Rihter ka goditur Kroacinë.

Dridhje të fuqishme janë ndjerë në zonën përreth Zadarit, Posedarjes dhe në pjesë të Likes.

Qytetarët raportojnë se tërmeti ka qenë aq i fuqishëm sa ata janë larguar nga shtëpitë e tyre.

“Po dridhej fort edhe në Shibenik”, tha një qytetar kroat.

Tërmeti është ndjerë edhe në Bosnjë e Hercegovinë, kryesisht në zonat e Bihaqit, Bosanska Krupes, Prijedorit dhe Banja Lukës, ndërkohë disa qytetarë raportojnë se lëkundjet i kanë ndjerë edhe në Zenicë, Mostar dhe Sarajevë.

Pak minuta pas të parit, në Kroaci u regjistrua edhe një tërmet i dytë me magnitudë 2.5 ballë. Ai u regjistrua 87 kilometra nga Spliti në një thellësi prej 15 kilometrash.

Share This Article
Leave a Comment