Arrestimi i Veliajt, Anuela Ristani do të drejtojë bashkinë e Tiranës

1 Min Read

Firma e kryebashkiakut Erion Veliaj i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani pasditen e sotme.

Anuela Ristani do të drejtojë bashkinë e Tiranës. Vendimi u mor në prani të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Këshillit Bashkiak.

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme shkoi për herë të dytë në bashkinë e Tiranës dhe u takua me drejtuesit e institucioneve për lënien e porosive mbi vijimësinë e punëve në qytet.

Ndërkohë Erion Veliaj u arrestua ditën e djeshme rreth orës 14:00 dhe ndodhet në paraburgim.

Share This Article
Leave a Comment