TIRANA- Çifti Veliaj-Xoxa sipas dosjes së SPAK rezulton të ketë përdorur në skemën e pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë edhe Ambasadën Amerikanë në Tiranë. OJF-të e Ajola Xoxës kanë marrë fonde edhe nga ana e Ambasadës Amerikane, që siç konstaton SPAK, aktivitetet për të cilat është marrë granti nuk rezulton që të jenë kryer.
Nga bashkëbisedimi mes financieres së Ajola Xoxes, Adela Kondakçiu dhe ish-administates së BYLA-s, OJF e Ajola Xoxes, zbulohet se realizoheshin projektet fiktive nga ata e më pas miratoheshin nga Ambasada Amerikan e disbursoheshin para, ndërsa kontratat mbi këto projekte ishte përgjegjësi e personave që as vetë drejtueset e OJF-së nuk kishin dijeni.
Kondakçiu shpjegon se janë bërë mbledhje për këtë gjë, por ajo nuk di detaje sepse nuk ka qenë. Sipas dosjes drejtoresha e “BYL-A” Ina Goxhaj nuk ka asnjë rol në vendimmarrje. As në mbledhjet që zhvillohen dhe që kanë për objekt aktivitetin e “BYL-A” ajo nuk thirret. Në sojes thuhet se vendimet për këtë organizatë i marrin të tjerët, përsa kohë që edhe Xhoi Skenderasi, punonjëse e Ajola Xoxës, ka më tepër dijeni rreth çështjeve që diskutohen në mbledhje.
Ndërsa nënkupton se vendimarrjet për këto projekte ishin të drejtëpërdrejta nga Ajola Xoxa, SPAK thekson se vetëm një një projekt për 4 aktivitete për llogari të Ambasadës Amerikane është marrë një grant prej 18.000 dollarësh, por aktivitetet nuk rezultojnë të jenë kryer.
Pjesë nga dosja:
Në faqen 688 të komunikimeve, është dërguar një Raport Federal Financiar në gjuhën angleze, sipas të cilit periudha e aktivitetit për të cilin është akorduar dhe granti nga Ambasada është 04.01.2022 deri më 31.07.2022. Pra, gjatë gjithë kësaj periudhe, kundrejt grantit të dhënë nga Ambasada prej 18.000 USD supozohet të ishin kryer aktivitete, nga të cilat në fakt është zhvilluar veç një prej tyre, ai i 24 qershorit 2022. Në lidhje me këtë, Adela Kondakçiu në faqen 691 shprehet se datën e raportit e ka bërë nga 1 prilli deri më 31 korrik, duke lënë të kuptohet se aktivitetet e kryera i përkasin kësaj periudhe kohore. Përsëri del në pah fakti që Ina Goxhaj nuk ka asnjë disponim mbi vulën e “BYL-A”, sipas komunikimit të faqes 692. Ajo shprehet që vulën e ka Keti (Ketrina Braho).
