“Edhe SPAK nuk i mbron dot më”, Bushati për arrestimin e Veliajt: Hajdutë të babëzitur…

2 Min Read

Analisti Andi Bushati ka deklaruar se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është një ngjarje që duhet të tronditë opinionin publik.

Ai theksoi se skandalet e vjedhjeve të mëdha janë tashmë të njohura për qytetarët, por për ata që ende besojnë te SPAK, tashmë ka fakte të pamohueshme.

“Unë mendoj që përpara diskutimit për SPAK, sot ka një diskutim tjetër. Ore, ç’hajdutë të babëzitur janë këta derra, sa vjedhin këta!

Ne i dinim, po për këta që s’besojnë, që besojnë te SPAK dhe e duan të konfirmuar nga SPAK çfarë hajdutësh janë këta?

Se ishim këtu para dy javësh dhe thoshim: nuk ka fakte që pi Rama verë 33 mijë euro. Po të kishin thënë para një jave që nuk ka fakte që blen fustane Ajola 800 mijë euro, edhe unë do thosha po, s’ka fakte.

Këta i kanë hyrë me eskavator, jo me lopatë vjedhjes, dhe këtu, kudo që të gërvishtësh… Dhe SPAK, që do t’i mbrojë, nuk ka ç’bën.

Debatojmë edhe për SPAK, por unë them që lajmi sot… unë them që sot të bëjmë debatin e përhershëm për SPAK dhe të harrojmë çfarë hajdutësh të llahtarshëm janë këta… e lëmë këtë debat.

Çfarë ndodhi me Erion Veliajn? Sepse unë nuk e di, nuk i kam lexuar letrat, por po t’i referohem Elvi Fundos, që pretendonte se e kishte lexuar dosjen, thoshte që është arrestuar mbrëmë në darkë. Pra, një njeri, siç thotë Lorenci, që ka minimumi që në nëntor që i ka vajtur fletëarresti në gjykatë, arrestohet të dielën në darkë. Dini ju ndonjë gjykatë që mblidhet të dielën në darkë kur s’ka emergjencë, kur s’ka krim?“, deklaroi ai.

Share This Article
Leave a Comment