Policia e Vlorës ka arrestuar një 17vjeçar nga Fieri, i cili është kapur me një armë zjarri automatik, të cilën dyshohet se do ta shiste në qytetin bregdetar.
Ndërkohë, në kuadër të operacionit të koduar “The Passenger”, është shpallur në kërkim shoku i 17vjeçarit, shtetasi Ergi Gjini, 19 vjeç, banues në Fier.
Autoritetet policore bëjnë me dije se ky i fundit dyshohet se ka bashkëpunuar me 17vjeçarin, për të siguruar armën e zjarrit, me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.
Njoftimi i policise
Gjatë operacionit, në aksin rrugor “FierVlorë”, u kap një 17vjeçar, pasi gjatë kontrollit në bagazhin e një automjeti taksi, të cilin ky shtetas e kishte marrë për të udhëtuar drejt Vlorës, mes sendeve të tij personale, u gjet një armë zjarri automatike dhe dy krehra.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Ergi Gjini, u gjet një krehër arme, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit (pushkë automatike) dhe dy krehrit që transportonte 17vjeçari.
The post Kapet në flagrancë me një automatik dhe 3 krehra, arrestohet 17vjeçari në Vlorë appeared first on GIJOTINA.