TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka anuluar takimin e planifikuar për ditën e sotme në Shkodër. Kreu i qeverisë është nisur drejt kryeqytetit pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.
Raportohet se Rama kishte planifikuar një drekë me zyrtarë dhe kryetarë bashkish të PS si dhe më pas do të zhvillonte një takim me strukturat e PS në Shkodër.
Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së kanë zbarkuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës dhe kanë vënë në pranga Veliajn.